Të dashur miq,

Kjo është, mbase beteja më vendimtare e jetës sime.

Ashtu sic janë në dijeni edhe disa prej jush, unë jam i sëmurë nga veshkat. Jam diagnostikuar me interstitial nephritis rreth moshës 30-vjecare, kur shërbeja  në ushtrinë amerikane. Interstitial nephritis shkakton enjtje të tubëzave të veshkës dhe të strukturave përreth, gjë që kufizon aftësinë e veshkës për të bërë një filtrim normal. Si rezultat, papastërti dhe lëngje të tepërta fillojnë të akumulohen ne trup. Kjo shkakton probleme për zemrën, trurin, mushkërite dhe organet e tjera. Pas më se katër vjetësh me këtë sëmundje, në maj 2021, jam diagnostikuar në fazën terminale të mosfunksionimit të veshkave (insuficiencë renale). Gjendja ime shëndetësore po përkeqësohet me shpejtësi, ndërkohë që veshkat nuk munden më të më garantojnë një jetë normale. Jam vetëm 40 vjec dhe kam ende shumë per të jetuar, por veshkat e mia të sëmura nuk kanë më mundësi.

Në gjendjen aktuale, obsioni i vetëm është ose dializa, ose transplanti.

Trajtimi i dializës nuk është kurë, por vecse një zgjidhje e përkohshme për të më mbajtur gjallë. Në të kundërt, transplanti është e vetmja zgjidhje që mund të më sigurojë një jetë normale dhe të shëndetshme.

Por nuk është e lehtë të sigurosh një transplant. Koha mesatare e pritjes nëpër spitale për të siguruar një veshkë nga një person që ka ndërruar jetë, është 5 vjet e lart. Koha nuk më premton. Megjithatë, ekziston një obsion tjetër: një ëngjëll që di se si të shikojë nëpërmjet syve të zemrës dhe është i gatshëm të më bëjë dhuratën më të madhe të jetës sime, një veshkë të gjallë.

Transplanti i një veshke të gjallë funksionon për një kohë më të gjatë dhe është më eficient. Dhuruesi mund të ketëcfarëdo grup gjaku (preferohet grup 0), duhet të jetë i shëndetshëm dhe, mbi te gjitha, të ketë dëshirën për të shpëtuar një jetë.

E marr me mend që mund të mos  keni shumë informacion për dhurimin e organeve. As unë nuk kisha para se të sëmuresha.

Ёshtë më se e kuptueshme që disa njerëz të kenë frikë nga operacioni apo nga fakti që mund të duhet të jetojnë më pas me një veshkë. Prandaj, po ju paraqes disa të dhëna të përgjithshme lidhur me dhurimin e veshkave:

- Njeriut i mjafton vetëm njëra veshkë për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

- Përgjithësisht, operacioni për dhuruesin është laparoskopik, dmth. nëpërmjet një prerjeje të vogël.

- Koha e rikuperimit është e shkurtër, zakonisht dy javë.

- Kostoja e evaluimit dhe e operacionit mbulohet nga siguracioni im shëndetësor. Cdo spital mund të ofrojë informacion të detajuar për këtë.

- Juve do t’ju vihet në dispozicion një ekip i posacëm spitalor për të vlerësuar nëse kualifikoheni si dhurues. Detyra e tyre është që t’ju shpjegojnë sa më qartë risqet dhe benefitet, duke garantuar më të mirën për ju.

Falemnderit që patët kohë të lexoni keta rreshta. Nqs. do të dëshironit ta merrni vërtet në konsideratë dhurimin e një veshke për mua, do të isha i gatshëm t’ju jepja më shumë informacion për këtë proces.

Aktualisht jam i listuar në Massachusetts General Hospital Transplant Program. 

Nqs. keni dëshirën të shpëtoni një jetë, ju lutem më kontaktoni në kidneys4alex@gmail.com ose në nr. e telefonit  857-258-7634.

Gjithashtu, mund të kontaktoni direkt qendrën e transplanteve:

MGH kidney transplant program: 877-644-2860
MGH kidney donor program: 617-643-7193
MGH kidney donor program email:  mghlivingdonors.org

Ata janë të gatshëm t’i pergjigjen cdo pyetjeje, në mënyrë që të mund të merrni një vendim sa më të informuar.

Informacion shtesë mund të merrni tek faqja e National Kidney Foundation (NKF): www.kidney.org/livingdonation ose në numrin e telefonit 855.NKF.CARES (855.653.2273) ose nkfcares@kidney.org.

NFK mund të mundësojë edhe biseda me persona të tjerë që kanë dhuruar veshkën.

Shpëto një njeri! Shpëto botën!

Ju falemnderit,

Aleksander Pallko

Falemnderit që patët kohë të lexoni keta rreshta. Nqs. do të dëshironit ta merrni vërtet në konsideratë dhurimin e një veshke për mua, do të isha i gatshëm t’ju jepja më shumë informacion për këtë proces.

Aktualisht jam i listuar në Massachusetts General Hospital Transplant Program. 

Nqs. keni dëshirën të shpëtoni një jetë, ju lutem më kontaktoni në kidneys4alex@gmail.com ose në nr. e telefonit  857-258-7634.

Mesazh
Mesazh

Po ju përcjellim një histori vuajtjeje, por edhe shprese. Po ju përcjellim një shembull, se si njerëzit bashkohen të frymëzuar nga dashuria e Perëndisë dhe dhurojnë shpresë e mbështetje për njërin nga vëllezërit tanë, për njërin prej nesh. Ajo që ai kërkon prej jush, është përhapja e fjalës, derisa të gjendet një person që është i gatshëm të dhurojë njërën veshkë, një njeri që është i gatshëm të shpëtojë një jetë. Për më shumë detaje dhe informacion, lexoni fjalët e tij më poshtë.

Aleks' Story
Aleks' Story

Aleks needs our help reaching out to potential living kidney donors. His is a story of personal hardship and hope. It is a story of people coming together, inspired by the love of God, and giving hope and support to one of our brothers – one of our own. For more details and information, you can read his full story below.

Kidney Transplant Program
Kidney Transplant Program

A pioneer in organ transplant since 1963, the Kidney Transplant Program at the Massachusetts General Hospital Transplant Center. Our expert surgeons have performed more than 3,000 kidney transplants and have achieved some of the best graft and patient survival rates in the country.

Take a first step towards becoming a living kidney donor
Take a first step towards becoming a living kidney donor

Interested? Take a BREEZE TRANSPLANT™ online health history questionnaire to detect any medical conditions that may affect your ability to be a living donor. This questionnaire is confidential. Only health professionals on the Living Donor Team will use this information. This information will not be shared with the transplant candidate or others.